75 Mall Live Search
11:26 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vdekja e menaxherit të Azet, e konfirmon edhe Policia

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, përcjellë Indeksonline.

Fillimisht lidhur me këtë rast, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, viktima ishte 34-vjeçari nga Maqedonia, me inicialet A.J.

Mirëpo përmes burimeve të saj, Indeksonline ka raportuar se viktima është turku Sefa Haya e i cili menaxhonte këngëtarin e famshëm shqiptar, Azet.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në PK, ka thënë se në veturë janë gjetur dokumentet e A.J, për të cilin fillimisht ishte raportuar se ishte personi që ka vdekur në këtë aksident.

Mirëpo pas hetimin, Policia ka konstatuar se dokumentet e gjetura në veturë nuk janë të viktimës.

 “Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasësi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjelle te ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës.  Viktima është S, K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.