75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Amir Rrahmani të martën kryen vizitat mjekësore tek Verona

Amir Rrahmani shumë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re.

Edhe pse u përfol se mbrojtësi kosovar do të vazhdojë karrierën në Belgjikë tek Standard Liege, Rrahmani pritet sezonin e ardhshëm të laujë në Serie A.

Sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio, Rrahmani pritet ti kryej vizitat mjekësore të martën tek klubi italian Hellas Verona.

Ky transferim i futbollistit kosovar, është mundësuar nga Nussi Jashai.