75 Mall Live Search
12:11 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

250 mijë euro në javë, një banesë dhe dy vetura luksoze, oferta që Willian i tha JO kinezëve!

Ylli brazilian, Willian ka guxuar ta refuzojë një ofertë tunduese nga Kina.

Një skuadër kineze i ka ofruar pagë prej 250 mijë eurosh në javë, një banesë falas dhe dy vetura luksoze për të nënshkruar me ta.

Por, Willian i ka thënë JO ofertës nga Azia pasi që dëshiron qëndrimin te Chelsea.

Raportohet se futbollisti brazilian synon që të bartë lojën e Chelseat, duke zëvëndësuar të larguarin Hazard.

Në moshën 30-vjeçare, ëillian ka vetëm edhe një vit kontratë me Chelsean./Indeksonline/