Aro Muriq gjithnjë e më afër largimit nga Manchester City
Afati kalimtar në Angli nuk ka filluar në ritëm të shpejtë. Megjithatë klubet janë në gjah për të arritur objektivat e tyre.
Portieri i Kosovës, Aro Muriq është në radar të skuadrës Nottingham Forest.
Mediumi Nottingham Post shkruan se 20 vjeçari kërkohet me ngulm nga ekipi i Martin O’Neill, i cili aktualisht po zhvillon negociata me Manchester Cityn, që është i interesuar ta lëshoj në formë huazimi Muriqin.
Kujtojmë se trajneri O’Neill ishte prezent në Sofje për ta shikuar Muriqin në ndeshjen Bullgari – Kosovë. /Indeksonline/