KFOR-i vazhdon ushtrimet e rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj
Dihet që trupat e KFORI-t kontribuojnë për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
E për këtë, ata vazhdimisht bëjnë ushtrime për të qenë të gatshëm për ndërhyrje të ndryshme në vend, shkruan Indeksonline.
KFOR-i përmes një postimi në Facebook ka thënë se po vazhdojnë me ushtrime të rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj për t’u vendosur dhe për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën.
“KFOR-i vazhdon ushtrimet e tij të rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj për t’u vendosur dhe për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën. Ditëve të fundit trupat dhe helikopterët shumëkombëshe të KFOR-it u trajnuan në komunën e Prizrenit”, është shkruar në Facebook./Indkesonline/


