75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Publikohet dueti i Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe

Dy artistët e mirënjohur Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe janë bashkuar për të sjellur një projekt muzikor.

Ata kanë publikuar këngën me titullin ‘Adrenaline’ të cilës ia bashkëngjiten edhe një videoklip mjaft veror.

Për tekstin e këngës është kujdesur vet Genci ndërsa videoklipi i projektit u realizua nga ‘Black Fish Entertainment’.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve të njohur./Indeksonline/