ZYRTARE: Barcelona transferon Neto-n
Pasi FC Barcelona dhe Valencia njoftuan transferimin e Jasper Cillessen për 35 milionë euro, dy skuadrat kanë bërë edhe një marrëveshje tjetër.
Portieri brazilian, Neto do të vesh fanellën e Barcës për të qenë zëvendës i Ter Stegen, shkruan Indeksonline.
Barcelona pritet që zyrtarisht ta prezantoj portierin me 14 korrik kur fillon grumbullimi i skuadrës.
Për këtë transferim skuadra e Valverdes do të paguaj 26 milionë euro dhe nëntë të tjera në formë të bonuseve. /IndeksOnline/