Harrojeni Shaqirin, Xhaka e Ajeti me muskuj si Van Damme
Jemi mësuar që të shohim në rrjetet sociale që të shpërndahen muskujt futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Nani por edhe të futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Por ju duhet t’i harroni gjithë këta emra kur t’i shihni Taulant Xhakën dhe Albian Ajetin, transmeton Indeksonline.
Dyshja shqiptare ka pushtuar mediumet zvicerane me format e tyre trupore.
Ata së fundmi janë parë në një fotografi gjatë stërvitjeve ku i vënë në pah muskujt e tyre.
Muskujt që posedojnë dy talentet shqiptarë pa dyshim që ju hynë në punë në fushat e blerta./Indeksonline/