75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haxhiu i përgjigjet Vetëvendosjes: Qeverisja e VV-së në Prishtinë është një shembull i keq

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për gjendjen e arsimit dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit.

Debati mes deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj për punësimet në komuna mori vëmendje të publikut.

Rexhaj kritikoi AAK-në për punësimet në arsim ku udhëheq AAK-ja, transmeton Indeksonline.

I menjëherësh ishte reagimi i Teuta Haxhiut e cila e kritikoi Vetëvendosjen për punësimet në Prishtinë.

 “Arsimi është përgjegjësi e secilit pa e hekë përgjigjsinë e secilit brenda institucioneve qoftë nivelit lokal apo qendror. Për të treguar një shembull më të keqin për punësim ka qenë komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Vetëvendosja, e cila sot e kësaj dite e ka një ekip profesionistësh që vjen në kundërshtim me udhëzime administrative për përzgjedhje e mësimdhënësve. Është e vetmja komunë në Kosovë që ka rënë ndesh me udhëzimet administrative, në këtë rast ka treguar shembullin më të keq të punësimit.”, u shprehë Haxhiu./Indeksonline/