Korenica: Fati na mungoi
Futbollisti i FC Prishtinës, Meriton Korenica është rikthyer tek skuadra kryeqytetase pas rikuperimit nga lëndimi.
Korenica për RTK tha se ndjehet i lumtur që është kthyer në fushën e blertë, por sipas tij, jo në mënyrën më të mirë pas rezultati barabartë 1-1, kundër St Josephs.
Ai shpreson se Prishtina do t’i shfrytëzojë rastet më mirë në ndeshjen e kthyese.
“Ishte një ndjenje e mirë që u ktheva. Sot u ktheva por jo në mënyrën më të mirë, sepse donim fitoren”, tha ai.
“Mendoj se fati na mungoi, sepse kishim raste dhe dominuam terë lojën, por besoj se në lojën e kthimit do t’i shfrytëzojmë më mirë në ndeshjen e kthimit”, theksoi Korenica.