75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gashi kujton suksesin e Duas: Kurrë mos e harroni

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë.

Në fillim të këtij viti, 23 vjeçarja u bë këngëtarja e parë shqiptare e cila ka fituar çmim ‘Grammy’, madje ajo ka fituar dy të tillë, shkruan Indeksonline.

E këtë suksese reperi i suksesshëm shqiptar, Gashi e ka rikujtuar përmes një imazhi që ka publikuar në ‘InstaStory’.

“Kurrë mos e harroni”, ka shkruar Gashi përkrahë imazhit.

Kujtojmë që Gashi tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në ‘Sunny Hill Festival’ ku edhe pritet të promovoj albumin e ri./Indeksonline/