75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milan arrin marrëveshje me Real Madridin për Hernandez

Pas zyrtarizimit të Krunic, nënshkrimi i ardhshëm i Milanit pritet të jetë Theo hernandez.

Lojtari i Real Madridit, i cili ka luajtur për Real Sociedad sezonin e kaluar, është një hap afër nga përfundimi i një lëvizjeje në San Siro.

Sic raporton gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport”, Milan ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për tarifën e transferimit, e cila është 20 milionë euro për një blerje të përhershme.

Javën e kaluar, Maldini është takuar me Theo Hernandez në Ibiza dhe thuhej se një marrëveshje ishte arritur menjëherë me lojtarin. /IndeksOnline/