I ka 25 vjet, por vishet si i shekujve të kaluar
Zack MacLeod Pinsent është vetëm 25 vjeçar dhe ia ka ëndja të vishet vetëm në rroba që i përkasin stilit dhe modës së shekujve të kaluar.
Ai thotë se kurrë nuk e ka ndjerë dëshrën për t’u veshur normalisht, dhe kur i kishte pasur 14 vjet i kishte djegur xhinset e tij të fundit.
Përpos që i qep dhe krijon kostumet për veten, Pisent ka filluar të bëjë kostume edhe me porosi, dhe në llogarinë e tij në Instagram numëron mbi 100 mijë ndjekës.
Stilin në të cilin ai është më së shumti i specializuar është ai i periudhës së Regjencisë si dhe asaj Gjeorgjiane në historinë britanike.