Juventus-Roma në bisedime për një tjetër shkëmbim lojtarësh
Gjatë ditës së sotme Roma dhe Juventus zyrtarizuan shkëmbimin e lojtarëve Spinazzola-Pellegrini.
Por duket se shkëmbimet lojtarëve mes këtyre dy ekipeve nuk do të mbarojnë këtu, shkruan Indeksonline.
Sipas ‘La Stampa’, Roma dhe Juventus janë në bisedime për të shkëmbyer Higuainin me Nicolo Zaniolo.
Roma ka kohë që është e interesuar për transferimin e Higuainit. Juventusi do të tentoj ta përdor këtë mundësi që t’ia rrëmbej super talentin, Zaniolo./Indeksonline/