Bllokohet rruga tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë
Rruga për tek Stacioni i Autobusëve në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës është bllokuar për shkak se është duke u shtruar asfalti i ri.
Shtruarja e asfaltit të ri dhe riparimit të rrugës tek stacioni ka krijuar kolona të gjata në atë pjesë të qytetit.
Rruga për tek stacioni kishte kohë që ishte e dëmtuar dhe kishe nevojë të riparohet.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga shtruarja e asfaltit të ri./Indeksonline/

