75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventus-Matuidi duket se do të ndajnë rrugët

Historia e lidhjes në mes të Matuidit dhe Juventusit duket se po shkon drejt fundit, përcjellë Indeksonline.

Juventus tanimë ka nënshkruar me Aaron Ramsey dhe Rabiot pritet të nënshkruaj sot dhe mesfusha e ‘Zonjës së Vjetër’ është mbipopulluar.

Mendohet se aftësitë e francezit Blaise Matuidi nuk janë të përshtatshme për planet taktike të trainerit të ri të Juves, Maurizio Sarri.

Juventus kanë vendosur një çmim prej 20 milionë euro për Matuidi dhe nuk do të shkojnë më poshtë, pasi planifikojnë të përdorin fondet për të rifreskuar më tej skuadrën dhe të nënshkruajnë lojtarët që përputhen me ambicjet taktike të trenerit. /Indeksonline/