Me çfarë probleme po përballen futbollistët kosovarë për të luajtur jashtë? – Tregon mbrojtësi lipjanas
Lojtari lipjanas, Arbnor Gashi momentalisht luan për ekipin e Arbërisë, po e mendon të ardhmen jashtë Kosovës.
Gashi, tashmë në moshën 25 vjeçare, mbrojtës më kualitet ne futbollin e Kosovës dhe me një përvojë të konsiderueshme e sheh të ardhmen jashtë Kosovës.
Kualiteti i tij ishte vërejtur ne moshë te re qe 18 vjeç kur ishte ne ekipin e pare te Ulpianës atë kohë Ulpiana ishte pretendonte të luante në Superligë, ai kishte zgjuar interesin e shumë skuadrave në Kosovë.

Për Indeksonline, Gashi tregoi historinë e tij se si në të kaluarën kishte pasur mundësi të luante në Gjermani, por për shkak të problemeve me vizën nuk kishte arritur të realizonte transferimin e tij jashtë Kosovës.
“Po para disa viteve kam pasur kontakte me një ekip nga Gjermania. Por për shkak të problemeve me vizën nuk kisha arritur të transferohesha.” , tha ai.
Tashmë ai përfaqëson ekipin e fshatit të tij, Dobraja, Arbëria, që bën gara në ligën e parë të Kosovës.
Vitin e kaluar ata u pozicionuan në pozitën e 8-të. Por sezonin e ardhshëm synojnë Superligën.
Gashi tregoi se për momentin nuk mendon të largohet nga Arbëria. Largimin do ta mendonte vetëm nëse ndonjë ofertë serioze nga ndonjë ekip që do t’i garantonte minuta në fushë.
“Për momentin jam stabilizuar në Arbëri. Por të ardhmes nuk i dihet. Nëse ka ndonjë ofertë nga ndonjë ekip me projekt me të mirë dhe që më garanton minuta, atëherë mund ta marrë në konsideratë.”, u shprehë ai.
“Arbëria është në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm dhe synim i yni është kualifikimi në Superligë. Sezonin e kaluar, në stinorin vjeshtor ishim lartë në tabelë. Por në fillim të stinorit pranveror patëm rënie të formës.”, tha Gashi.
Në të kaluarën, disa ekipe nga Superligën kishin shprehur interes për futbollistin e Arbërisë.
Po ashtu ai kishte zhvilluar prova me ekipin e Rabotniqkit nga Shkupi dhe te Shkendija e Tetovës, por Gashi shtoi se te Rabotniqki punët kishin ecur sipas planit qe ne fund nuk kemi arritur marrveshje.
Gashi përveç në Arbëri, ne të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat e Trepçës, 2 Korrikut dhe Ulpianës, ai ne fund shtoi se te ardhmen e sheh jashtë Kosovës./Indeksonline/


