Përfshihet nga zjarri vetura në Fushë Kosovë
Një veturë është përfshirë nga zjarri në afërsi të rrethit në Fushë Kosovë.
Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, ku sipas tyre vetura është përfshirë nga zjarri duke mos ditur shkaqet pse si dh nuk ka të lënduar.
“Ne rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë një veturë është përfshirë nga zjarri, pastaj kanë intervenuar zjarrfikëset për ta fikur zjarrin si dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi në të cilat shihet se vetura në fjalë ka pësuar dëme të mëdha materiale./Indeksonline/


