Zvicra renditet si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar
Sipas sondazhit “Expat Explorer” nga Grupi HSBC, Zvicra është zgjedhur vendi më i mirë i mirë në mbarë botën për të jetuar dhe punuar.
Grupi HSBC publikoi rezultatet e sondazhit “Expat Explorer” në të cilën ka marrë mendimet e mbi 18.000 punonjësve të huaj nga 163 vende, transmeton IndeksOnline.
Sondazhi ka shqyrtuar cilësinë e jetesës, bilancin e punës dhe jetës private, të ardhurat financiare dhe jetesën familjare që vendet i ofrojnë.
Këtë vit, sondazhi është realizuar për herë të 12-të:
1 Zvicra
2 Singapori
3 Kanada
4 Spanja
5 Zelanda e Re
6 Australia
7 Turqia
8 Gjermania
9 Emiratet e Bashkuara Arabe
10 Vietnam