75 Mall Live Search
18:56 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Ndërtimi i kësaj ambasade tregon se Kosova dhe Amerika do të jenë partner për një kohë shumë të gjatë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur gjatë inaugurimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ai ka thënë se ky ndërtimi i këtij objekti e ka gëzuar shumë përveç që është madhështor, u ka lehtësuar edhe qytetareve procedurat për pajisje të vizave.

“Muaj me pare e kom vizituar objektin dhe ky objekt më ka lënë shumë përshtypje”, tha Ahmeti.

Ai tha se ndërtimi i këtij objekti tregon se Kosova dhe Amerika do të jenë partnerë edhe për një kohe të gjatë, përcjell Indeksonline.

“Ndërtimi i kësaj ambasade tregon se parntershipi mes Kosovës  dhe ShBA-ve është shumë i fort.

Kosova dhe Amerika do të jenë  partner për një kohë shumë të gjatë dhe e mira e e ndërtimit të kësaj ambasade është se qytetaret nuk kanë nevojë më të shkojnë në Shkup që të pajisen me viza por ata e kane ambasadën tashmë në Kosovë”, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/