75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri rikthehet me ‘Përgjithmonë’

Pas një pauze të gjatë në muzikë, Adelina Tahiri është rikthyer me një projekt muzikor.

Adelina ka publikuar këngën me titullin ‘Përgjithmonë’ e cila erdhi edhe me videoklip të realizuar në Turqi, shkruan Indeksonline.

Klipi i këngës u punua nga ‘Max Production’, për tekstin Petro Xhori ndërsa për muzikën Darko Dimitrov.

Theksojmë që këngëtarja nga Maqedonia ndonëse nënë e një djali u shfaq tejet joshëse dhe atraktive në klipin e ri./Indeksonline/