75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Qeveria mohon të ketë marrë vendim për ndalesën e hyrjes së zyrtarëve serb

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nuk ma marrë ndonjë vendim që do ua ndalonte hyrjën e zyrtarëve serb në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se protokolli i vizitave është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore, transmeton Indeksonline.

 “Pas raportimeve të fundit dhe adresimit të shumë medieve me pyetje rreth deklaratave për ndalesën e hyrjes në Kosovë për qytetarët serb, njoftojmë opinionin se, Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk ka marrë një vendim të tillë. Protokolli i vizitave të zyrtarëve nga shteti i Serbisë tashmë është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Qeveria.

Ndryshe, dje këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj,përmes një shkrimi në facebook kishte njoftuar nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi të vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa nuk ndryshohet sjellja e tyre./Indeksonline/