Shoferin e zë gjumi në timon, filmohet përplasja fatale brenda makinës
Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin e një aksidenti në Kinë.
Në makinë ndodhen shoferi dhe dy persona të tjerë, teksa drejtuesi i automjetit duket i lodhur dhe e zë gjumi duke ecur.
Pas katër sekondash që qëndroi me sy të mbyllur makina u përplas dhe tre personat duken teksa e pësojnë shumë keq, kjo edhe sepse nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.
Policia bëri me dije se të tre personat brenda makinës mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital. /noa.al/