Haradinaj: Eliot Engel, zë i fuqishëm!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur mëngjesin e sotëm kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa më pas nuk ka pasur deklarata për media.
Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, Eliot Engel-in e quajti memorie të gjithë rrugëtimit historik të Kosovës, dhe se për vendin është fat i madh që kishim një zë të fuqishëm përkrah.
“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite!”, shkroi Haradinaj./Indeksonline/
