75 Mall Live Search
11:10 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Real Madrid me ofertë prej 72 milionë funte plus Iscon apo Gareth Bale për mesfushorin e Manchester United Paul Pogban

Mediat franceze kanë zbuluar se Pogba dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë, një dëshirë e cila u mbështet nga agjenti i tij Mino Raiola të premten, shkruan SportsMole transmeton Indeksonline.

United deri më tani ka mbajtur qëndrimin se lojtari i ka tre vite të mbetura në kontratën e tij prandaj nuk do të shitet gjatë këtij afati transferimesh.

Megjithatë sipas raporteve në Spanjë, Real  i ka siguruar gjigandët e Premierligës mundësinë për të marrë 72 milionë funte plus një nga lojtarët e tyre të mëdhenj në këmbim të shërbimeve të Pogbas.

Bale konsiderohet si i tepërt në Bernabeu dhe Real mbetet i etur për ta përdorur atë për transferime të reja por disa raportime kanë sugjeruar më parë se United nuk kanë interes në transferimin e Bale.//Indeksonline//.