75 Mall Live Search
22:16 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Agjenti i Neuer: Bayerni nuk është në gjendje të përmbushë qëllimet e klientit tim

Manuel Neuer luan prej 8 sezonesh tek Bayern Munich, ku ka arritur të fitojë 7 kampionate dhe një Ligë të Kampionëve.

Gjithsesi gjermani nuk është i kënaqur me trofetë e fituara dhe kërkon akoma më shumë.

Agjenti i lojtarit në një intervistë është shprehur: “Karriera e Manuel është e orientuar drejt suksesit, ai dëshiron të fitojë Kampionatin Europian të vitit 2020 dhe Ligën e Kampionëve për herë dytë. Por, unë kam përshtypjen se diferenca e Bayernit me 4 skuadrat e vendeve të para në Premier Ligë, është shumë e madhe. Sipas mendimit tim bavarezët nuk janë aq konkurrues dhe të përgatitur për të përmbushur qëllimet e Neuer.”- u shpreh Tomas Kroth.

Pikërisht këto deklarata duhet t’i shqetësojnë drejtuesit bavarez, të cilët po mundohen të krijojnë një skuadër të fortë këtë vit e ardhshëm, në mënyrë që të jenë konkurrues edhe në Ligën e Kampionëve. Neuer ka luajtur 336 ndeshje me Bajernin, por tani mund të mendojë largimin.