75 Mall Live Search
08:15 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Macron më 15 korrik në Serbi?

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë më 15 korrik.

Sipas raportimit të mediave serbe, tema më e rëndësishme e diskutimit në mes Macron dhe Aleksandar Vuçiq, është Kosova.

Gjithashtu thuhet se vëmendje e posaçme do t’i kushtohet rrugës evropiane.

“Ka gjasë që Vuçiq dhe Macron të flasin për dialogun me Prishtinë dhe heqjen e taksës, por integrimi evropian është prioritet”, thuhet të kenë thënë burime diplomatike për mediat serbe.

Ndryshe Macron bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel së fundi patën një përkushtim shumë më të madh sa i përket çështjes Kosovë-Serbi./Indeksonline/