Askush si Alves, 40 tituj të fituar në karrierë
Brazili mbrëmë u shpall kampion i Kupës së Amerikës pasi në finale mposhti Perune me rezultat 3-1.
Ky titull ishte i 40-ti në histori për kapitenin e skuadrës, Dani Alves, shkruan Indeksonline.
Mbrojtësi i djathtë këto kupa i ka fituar me Sevillën, Barcën, Juventusin, PSG dhe Brazili.
Aktualisht Alves është futbollisti më me shumë tituj të fituar. /IndeksOnline/