Shpërthen uji në Wimbeldon, ndërpritet ndeshja
Një incident disi qesharak me sistemin e vaditjes së fushës në grand slam-in e Wimbledon ka penguar ndeshjen e lojës dyshe miks mes Laura Siegemund/Artem Sitak dhe Ken Skupski/Darija Jurak.
Në një moment pushimi, dyshja Siegemund/Sitak ra pre e prishjes së sistemit të ujitjes, që nisi të sprucojë me forcë drejt dy tenistëve.
Rubineti pati një defekt dhe u desh ndërhyrja e punonjësve të fushës që situata të normalizohet. “Viktima” jo vetëm dy tenistët por edhe një djalosh që ishte aty pranë e disa tifozë.
Tenistët u çuan menjëherë nga vendi i tyre, duke marrë me vete edhe pajisjes e lojës. Ndeshja më pas rinisi normalisht, me dyshen Siegemund/Sitak që fitoi 2-0.