75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Meta kundër interesit të Kosovës, shkon në Sarajevë

Ilir Meta, me ose pavetëdije, ka dalë kundër vendimit të dy ministrave të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e Gent Cakaj, për të mos marrë pjesë në takimin e SEECP-së që do të mbahet në Sarajevë.

Për habinë e të gjithëve, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka udhëtuar drejt Sarajevës përkundër faktit që Shqipëria nëpërmjet ministrit të saj të Jashtëm Gent Cakaj, ka anuluar prezencën aty.

Shkak për këtë mospjesëmarrje ka qenë ftesa që ka ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila udhëheqësve institucionalë të Republikës së Kosovës iu është drejtuar sikur të ishin persona privat.

Me këtë trajtim të pabarabartë të Kosovës nuk është pajtuar shteti shqiptar.

Ministri Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, pas konsultave me ministrin kosovar Behgjet Pacolli, ka vendosur të anulojë edhe pjesëmarrjen e delegacionit të Shqipërisë në këtë takim.

Cakaj nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar duke thënë që Shqipëria nuk merr pjesë në një takim, ku Republikë e Kosovës nuk konsiderohet palë e barabartë me të gjitha shtetet tjera.

Sipas burimeve të mirëinformuara, Meta ka shkelur dakordimin ndërmjet dy vendeve tona me shpresë për të dalë nga izolimi ndërkombëtar, mirëpo ky veprim vetëm sa do ta thellojë izolimin e tij./Indeksonline/