75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Romero arrin për teste mjekësore te Juventusi

Juventus ka vazhduar me transferime tjera të lojtarëve.

Kësaj radhe është mbrojtësi i talentuar i Genoas, Christian Romero, i cili ka arritur në Juventus për ti kryer testet mjekësore.

Romero ka një kohë të gjatë që është duke u kërkuar nga klubi italian, transmeton KosovaPress.

Drejtuesit e Juves do të paguajnë shumën prej 15-20 milionë euro për lojtarin.

Ndërsa plani i tyre është që menjëherë ta huazojnë argjentinasin në një klub tjetër italian.