Haradinaj: Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderohen me mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur.
Haradinaj tha se kjo masakër na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor, transmeton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre.
Postimi i plotë:
Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar.
Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!
RH