75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mustafa në takim përshëndetës me shefen e EULEX-it

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim përshëndetës ka mirëpritur Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Mustafa ka falënderuar Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Papadopoulou poashtu falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/