Mungesa në stërvitje i kushton Neymar jo pak por 370.000 euro
Football Leakes zbuloi vitin e kaluar se në kontratën e Neymarit me Paris Saint-Germainin ekzistonte një klauzolë që do ta shpërblente brazilianin për sjellje të mirë, por klubi nuk do ta paguajë 370 mijë euro bonus atë këtë muaj, për shkak se nuk u paraqit në stërvitjet parasezonale.
Të gjithë lojtarët e PSG-së kanë klauzola të tilla në kontratat e tyre me klubin, madje edhe ata në të akademisë dhe në sektorët e tjerë, gjë që është e zakonshme në klubet franceze sepse ato nuk mund t’i gjobisin lojtarët e vet për shkak të rrogave të tyre fikse, transmeton Gazeta Express.
Por, ato mund të mos ua paguajnë bonuset lojtarëve të tyre në raste kur bëjnë sjellje të pahijshme, ndërsa ato para i përdorin për bamirësi.
Neymar ka pagë vjetore në vlerë 34 milionë euro, por nuk do t’i marrë bonuset e muajit korrik.
Braziliani është duke e kërkuar largimin nga klubi dhe dëshiron të kthehet te klubi i vjetër, Barcelona.