Haradinaj: Kam respekt për Limajn, marrëdhëniet me Nismën nuk e rrezikojnë Qeverinë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj është pyetur lidhur me raportimet e fundit për prishje të mundshme të raporteve me liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Haradinaj tha se marrëdhënia e AAK-së me Nismën daton ndër vite, pra që nga koha e VLAN-it.
“Që atëherë AAK dhe Nisma kanë ndërtuar marrëdhënie partneriteti dhe kësisoj së bashku kemi hyrë në koalicion me PDK-në. Këto marrëdhënie janë të mira edhe sot, në rase të caktuara ka debate në mes partive, por nuk paraqesin qëndrimin e partnerëve të koalicionit. Kam respekt për Limajn dhe bashkëpunimin tonë bashkë”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet me Nismën nuk e rrezikojnë Qeverinë.
Haradinaj u deklarua sërish edhe për vizat, ku tha se ka pasur skepticizëm , por që janë bërë përpjekje veç e veç me Gjermaninë dhe Francën e tani po bëhen edhe me Holandën, që secili prej tyre të ketë përgjigje pozitive për këtë.
“Vetë i kam dorëzuar një material për ministrin e Brendshëm të Holandën, pra të qohet atje dhe të dihet njohuria e saktë se cili është rasti i Kosovës. Çështja e liberalizimit vazhdon të jetë shqetësuese”, tha ai./Indeksonline/