75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Familja nga Prizreni merr kredi për t’i blerë barna kryefamiljarit në intensivë

Familja Z. nga Prizreni janë detyruar të marrin kredi për të mbuluar shpenzimet e kryefamiljarit i cili është i shtrirë që 5 javë në intensivën e QKUK-së. Deri më tani kanë shpenzuar rreth 1650 euro. QKUK nuk ka dhënë përgjigje nëse do të furnizojnë pacientët me barnat që mungojnë

Listë e gjatë e barnave dhe materialeve është duke munguar në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Disa familjarë detyrohen të qëndrojnë 24 orë në hollin e intensivës pasi në çdo moment mund të paraqitet nevoja për ndonjë ilaç për pacientët, e të cilat duhet t’i blejnë në barnatoret private pasi mungojnë në spital.

Shpenzimet e familjarëve janë të mëdha, duke marr parasyshë edhe faktin se barnat për pacientët e intensivës janë të shtrenjta. Kostoja e tyre mund të shkoj deri në 150 euro brenda ditës, pohojnë disa familjarë, shkruan Gazeta Shneta.

A.Z. e ka babanë e shtrirë në intensivë që pesë javë. Pacienti L.Z. kishte rënë në koma pas tri operacioneve që i ishte nënshtruar brenda 10 ditëve. I biri i tij udhëton çdo ditë nga Prizreni për të qenë afër babait, por edhe për të blerë barnat që mungojnë në spital. Ai thotë se për 5 javë qëndrim kanë paguar rreth 1650 euro për barna.

“Kemi marr kredi për të mbuluar shpenzimet. Unë, nëna dhe motra ndaras kemi marr kredi të shpejtë në I*** Credit. Deri tash askush nuk na ka ndihmu. Po e kemi shumë të vështirë sepse përveç barnave kemi edhe shpenzimet të udhëtimit e ushqimit”, deklaron A.Z. teksa tregon dhjetëra receta dhe kuponë fiskal të barnatoreve të cilat i ka ruajtur të gjitha.

Edhe familjarë të tjerë ankohen për shpenzime të mëdha për shkak të mungesës së barnave. “Nuk kena asnjë vërejtje sa i përket kujdesit të stafit mjekësor, por po mungojnë shumë barna e materiale. Po na kushtojnë shtrenjtë sidomos disa lloje të antibiotikëve”, thotë një tjetër familjar.