75 Mall Live Search
13:38 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Icardi gjithnjë e më larg Interit

Sulmuesi argjentinas nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të klubit, raporton Corriere dello Sport.

Në seancën stërvitore e cila ishte e hapur për 15 minuta për gazetarët, Mauro Icardi nuk ishte pjesë e grupit.

Kujtojmë që Antonio Conte sapo është caktuar si trajner i ri i klubit nga Milano, dhe siç duket Icardi do t’i ketë punët pisk për ta siguaruar një vend në formacionin bazë nëse nuk largohet, shkruan Indeksonline./Indeksonline/.