75 Mall Live Search
18:07 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kuka: Çfarë Akili, sot i çmendur!

Akil Gjakova është shpallur kampion në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, duke e shtuar edhe një medalje të artë në listën e sukseseve të tij.

Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë.

Trajneri i tij, Driton Kuka, është ndarë tejet i kënaqur me paraqitjen dinjitoze të Akilit.

“Live Akili pas finales së fituar! Prapë e arta vjen në Kosovë. Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest”.

“Çfarë Akili, sot i çmendur”!

“Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin, Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japoneze Ebinumen, në Gjysmëfinale Uzbekun e në finale qershinë mbi tortë rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura”!