Djokovic thyen heshtjen para finales ndaj Federer
Novak Djokovic do të ndeshet me Roger Federer në finalen e madhe të Wimbledon.
Teniseri serb për momentin është bartësi i parë, duke e lënë mbrapa Federerin, i cili është bartësi i dytë.
Djokovic e ka paralajmëruar zviceranin se ai po vjen për t’i thyer rekordet e tij, raporton SkySports, transmeton Indeksonline.
“Ky është lloji i ndeshjes që unë gjithmonë ëndërrova të luaj si një djalë i ri me raketë tenisi. Kjo është ajo për të cilën punova”- tha Djokovic.
Fitorja ndaj Federer do t’i siguronte serbit titullin e 16-të Grand Slam./Indeksonline/.