75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

E akuzuan se ka hequr brinjët për bel më të hollë, Kim sqaron gjithçka

Kohëve të fundit deportuan thashetheme në mediat rozë se Kim Kardashian kishte hequr brinjët e fundit që beli i saj të duket më i hollë, transmeton Indeksonline.

Ylli Anastasia Soare, themeluesja e kompanisë kozmetike ‘Anastasia Beverly Hills’ kishte komentuar përmasat e belit të Kim Kardashian.

“Ju lutem shpjegoni se si është e mundur”, tha Soare duke e fokusuar kamerën tek nëna e tre fëmijëve, 38 vjeçare që mbante veshur një fustan prej bronzi që i shkonte shumë.

Kim Kardashian West me një buzëqeshje në fytyrë nuk u përgjigj në këtë pytje fillimisht.

Kur Soare e pyeti se a keni hequr brinjët, Kim u përgjigj: “Jo në asnjë mënyrë, të qenit vegjetariane më ka ndihmuar shumë, unë ha shumë bimë të ndryshme që ndihmojnë trupin të jetë në formë të mirë”

Kështu ajo ka mohuar çdo fjalë që është folur për të duke thënë se beli i saj është krejtësisht natyral. /Indeksonline/