75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Neymar ka mbajtur takim për rreth tri orë me drejtuesit e PSG

Ylli i Paris Saint-Germain, arriti sot në Paris për të mbajtur bisedime me klubin për të ardhmen e tij në këtë skuadër.

Braziliani ka qenë i përfolur për një largim nga Franca pasi raportimet vazhdojnë të pretendojnë se ai dëshiron të largohet nga PSG këtë verë, me Barcelonën që vazhdon të interesohet për transferimin e lojtarit të tyre të mëparshëm, transmeton Indeksonline.

Mundo Deportivo nxjerr në pah disa detaje të takimit, duke pretenduar se ishte një bisedë tepër e “ftohtë” dhe nuk kishte optimizëm.

Biseda zgjati tri orë në mëngjes dhe një arsye e madhe përse ishte  biseda “e ftohtë” ishte për shkak të komenteve të Neymarit  për momentin e tij të preferuar që është ‘remontada’ kundër PSG si lojtar i Barcelonës.

Lojtari nuk iu nënshtrua provave mjekësore që një lojtar zakonisht i nënshtrohet kur të mbërrijë nga pushimi. Ai gjithashtu nuk mori pjesë në trajnimin e klubit pavarësisht urdhrave të Thomas Tuchel.

Ai gjithashtu pritet të humbasë miqësoren e klubit kundër Dinamos Dresden./Indeksonline/.