75 Mall Live Search
11:49 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arta Nitaj bëhet bukuroshe me diplomë

Bukuroshja Arta Nitaj ka përfunduar me sukses studimet.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory, ku shfaqet duke pranuar tortën e diplomimit.

“Zyrtarisht e diplomuar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik.

Arta Nitaj u bë e famshme pas shfaqjes në serialin “O Sa Mirë”, ndërsa tani vazhdon të jetë edhe moderatore e “Duelit Sportiv” në RTV Dukagjini.