Ashley Cole në Chelsea ?
Ashley Cole ka postuar një foto në Instagram, duke i shtuar thashethemet e një lidhjeje me Frank Lampard në Chelsea.
Ai hyri për të treguar ndjekësve të tij se ai po shkon në Japoni, ku Chelsea është aktualisht në stërvitjet parasezonale, transmeton Indeksonline
Është raportuar se Lampard e dëshiron atë në stafin e tij në Chelsea.
Vitin e kaluar, Lampard e Cole ishin bashkë në ekipin e Championship, Derby County, i pari si trajner ndërsa i dyti si lojtar./Indeksonline/