75 Mall Live Search
18:47 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skuadrat që kanë shpenzuar dhe fituar më së shumti nga viti 2014

Monaco dhe Benfica janë dy skuadrat që kanë përfituar më së shumti nga shitja e lojtarëve në krahasim me shpenzimet.

Skuadra portugeze nga viti 2014 ka fituar 706.3 milionë euro derisa ka shpenzuar 180.1 milionë euro.

Monaco ka harxhuar për lojtar të rinj 505.6 milionë euro derisa ka fituar 865 milionë euro.

Skuadra që ka shpenzuar më së shumti është Barcelona me 1.08 miliardë derisa ka përfituar 626 milionë euro.

Kampionët e Spanjës ndiqen nga Juventus, Chelsea dhe Atletico Madrid. /IndeksOnline/