75 Mall Live Search
19:06 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Neymar ‘ndërron’ destinacion, Juventus interesohet për lojtarin

Këtë mëngjes ka pasur raportime nga Spanja duke thënë se Neymar përmes agjentit të tij që është babai i lojtarit i ka ofruar shërbimet e tij klubit të Juventusit dhe tani disa media italiane kanë konfirmuar informacionin.

Sipas Rai Sport, babai i yllit të PSG është duke ofruar Neymarin disa klubeve Europiane, por kthimi në Barcelonë duket i vështirë në këtë moment.

Raportohet se babai-agjenti i Neymar do të takohet me Fabio Paratici, drejtorin sportive të Juventusit në Torino./Indeksonline/