MARCA: Ronaldo favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë
Cristiano Ronaldo është sërish njëri nga favoritët kryesor për të fituar Topin e Artë. Siç raporton gazeta spanjolle MARCA, sulmuesi i Juves kryeson garën e ngushtë për të fituar për herë të gjashtë këtë trofe personal.
Ndërkohë, gjithmonë sipas MARCA-s, pas Ronaldos renditen Van Dijk, Sadio Mane dhe Messi. Kandidatura e Ronaldos mbështet fort tek statistikat e sezonit të kaluar, edhe pse nuk e fitoi Champions League. Sidoqoftë, në fund portugezi ia doli të ngrejë trofeun e Ligës së Kombeve.

Mbajtësi aktual i Topit të Artë, është kroati Luka Modriç, ndërsa nëse Ronaldo e fiton sërish këtë trofe, do të kalonte Lionel Messin. “Pleshti” dhe Ronaldo, për momentin janë ndalur në kuotën e barabartë të 5 Topave të Artë.
“Numrat e mi nuk gënjejnë, këtë vit kam fituar tre tituj dhe kam qenë mirë në Ligën e Kombeve.” Çfarë tjetër mund të bëj?” kishte deklaruar më herët Ronaldo. /IndeksOnline/