75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Portieri i Juventusit nuk ka kaluar testet mjekësore andaj ka dështuar të transferohet tek Benfica

Benfica postoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se Mattia Perin dështoi në testet mjekësore dhe tani lojtari do të rikthehet në Torino.

Portieri ishte gati për të përfunduar transferimin prej 15 milionë euro këtë mbrëmje, por çështjet u përkeqësuan, kur lojtari ishte duke bërë testet e tij mjekësore.

Në një deklaratë, klubi portugez ka konfirmuar se marrëveshja nuk është arritur, por është shtyrë për katër muaj, kohën që portieri pritet të rikuperohet plotësisht.

Perin kishte shumë lëndime në karrierë, duke këputur ligamentin e kryqëzuar anësor në të dy gjunjët dhe kishte bërë operacion në shpatullën e tij dy herë.