75 Mall Live Search
20:21 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Atlete “futuristike”: Ndryshojnë ngjyrën, kur ekspozohen ndaj diellit

Një lloj i atleteve, tanimë të njohura si Converse, së shpejti do të vijnë në treg në një edicion “futuristik”.

Siç është bërë e ditur, edicioni i ri në raftet e dyqaneve do të gjendet në një numër të kufizuar dhe ata do të kenë aftësinë për të ndryshuar ngjyrën, kur ekspozohen ndaj diellit.

Këto atlete janë rezultat i bashkëpunimit në mes Converse dhe ChinatownMarket dhe kjo linjë e tyre pritet të quhet Chuck 70.

Sipas njoftimeve, ato kthehen në të bardha, në jeshile, rozë, portokalli, blu dhe purpur kur ekspozohen ndaj rrezeve të diellit.