Haziri: Përlepnica, fshat model në infrastrukturë
Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur përmes një postimi se fshatin e Përlepnicës po e bëjnë fshat model me investimet në infrastrukturë.
Në atë vend, sipas Hazirit, rruga hyrëse po përfundohet sipas standardeve. Ndërkaq ai thotë se do të vazhdojë edhe me ndërtimin e rrugëve brenda fshatit, asaj që çon te penda, sikurse edhe rregullimin e shtratit të lumit.
“Me standardin e njejtë do të vazhdojmë me punë edhe në Cërnicë, Malishevë, Pogragjë, Zhegër, lagjet e Livoçit të Epërm dhe Bresalc. Ju siguroj se dorëheqja e Qeverisë nuk i rrezikon projektet e buxhetuara. Ato do të vazhdojnë të realizohen dhe toleranca do të jetë zero për vonesa. Urime Përlepnicë!”, shkruan Haziri në Facebook./Indeskonline/