75 Mall Live Search
08:31 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vazhdon edhe sot festivali i gastronomisë në Prishtinë

Dje ka nisur edicioni i parë i Prishtina Gastronomy Festival, ndërsa do të vazhdoj edhe sot promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare, që do të frymëzojnë lëvizje dhe veprimin.

Sipas organizatorëve, ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

“Në zemër të këtij festivali është një mesazh ‘Gjyshërit tanë treguan dashurinë e tyre për ne dhe për pjesën tjetër të familjeve tona përmes pjatave që shërbenin në tryezë. Le ta përhapim këtë dashuri nëpër botë!” Qëllimi i festivalit është të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lëmin e gastronomisë. Kjo ngjarje të jetë një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës”, thuhet në njoftim.

Festivali po mbahet në sheshin “Adem Jashari”.

Dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival

Kuzhinieret pjesëmarrës në Prishtina Gastronomy Festival            

12:15  –  13:00 Emine Muharremi – Sous Chef            

13:00 –  13:45 Nik  Panxha – Chef dhe mentor në “Le Rosey”

15:00 –  15:45  Ola Syla – Kuzhiniere

16:00 –   16:45  Bleri Dervishi –  Chef në restorant  ‘Gzona¨